Një trafikant droge shqiptar, i cili u kap me 18 doza me kokainë, është burgosur nga një gjykatë në Britani.
Oficerët ishin në patrullim në Kembrixh më 26 mars kur panë një Mazda ngjyrë argjendi që dyshonin se kishte lidhje me trafikun e drogës.
I ulur në sediljen e shoferit ishte 26-vjeçari Mariglen Sadiku, ndërsa kontrolli zbuloi se ai mbante 18 qese me kokainë në automjet dhe në xhepat e tij me vlerë më shumë se 650 paund. Ata gjetën gjithashtu 207 paund “cash”.
Kontrollet e mëtejshme zbuluan se Sadiku, pa vendbanim të caktuar, nuk kishte status të vendosur ose vizë dhe po drejtonte pa patentë ose sigurim të vlefshëm.
Në Gjykatën e Kurorës së Kembrixhit të premten (30 maj), Sadiku u dënua me tre vjet burg pasi më parë u deklarua fajtor për posedim me qëllim furnizimin me drogë, posedim të pasurisë kriminale, drejtim pa patentë dhe drejtim pa sigurim.



