edi-rama-belinda-balluku-750x500

Pas vendimit të Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, qeveria ende nuk ka dhënë asnjë reagim.

Efekti i parë i menjëhershëm ka qenë anulimi i mbledhjes së kabinetit që ishte planifikuar të premten në mëngjes.

Kjo mbledhje duhej të drejtohej nga Balluku, ndërsa kryeministri Edi Rama do të mungojë për shkak të pjesëmarrjes në Samitin e BE-së për Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor, që zhvillohet në Tiranë.