15670652074346535208

Një operacion i madh antidrogë u zhvillua në Itali dhe Shqipëri, ku janë lëshuar 52 urdhër-arreste, mes tyre edhe ndaj disa zyrtarëve.

 

Sipas mediave italiane, të cilat kanë publikuar edhe pamjet e operacionit, janë sekuestruar pasuri me vlerë miliona euro.

Hetimi u krye me ndihmën e Interpolit, Zyrës së Ekspertit të Sigurisë në Tiranë dhe Policisë Shqiptare, me urdhër të autoriteteve të Barit dhe SPAK në Tiranë.

Akuzat ndaj të dyshuarve lidhen me trafikimin ndërkombëtar të sasive të mëdha të narkotikëve, pastrimin e parave dhe shpërdorimin e detyrës.

Operacioni synon të godasë trafikun e pandërprerë ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës, të menaxhuar nga organizata kriminale shqiptare që operojnë midis Ballkanit, Evropës Veriore dhe Puglias.