Një ‘laborator’ kanabisis është zbuluar në Shkodër në kuadër të operacionit “Ndërmollasi”.
Lidhur me ngjarjen janë arrestuar organizatori i kësaj veprimtarie kriminale dhe gjashtë të punësuara për përpunimin e lëndës narkotike, mes tyre edhe një 16-vjeçare.
Gjithashtu janë sekuestruar 12 kilogramë e 671 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, municion luftarak, 4.5 kg material i dyshuar lënde shpërthyese artizanale, 1 automjet, 4 motomjete të trafikuara dhe të modifikuara, 7 celularë dhe një shumë eurosh.
Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.



