Top,View,Of,The,City,Durres,,Albania

Në qarkun e Durrësit është drejt përfundimit numërimi i votave preferenciale ku PS-ja do të fusë tre deputetë nga lista e hapur dhe demokratët vetëm një.

Sipas të dhënave zyrtare deputeti Arkend Balla rezulton deputeti më i votuar i listës së hapur teksa ka marrë deri tani 8271 vota. Gjithashtu fitues janë edhe Ani Dyrmishi me Etleva Budini e cila përfiton nga kuotat gjinore, ndërkohë që deri tani jashtë është deputeti Alban Xhelili.

Sa i përket listës së hapur të Partisë Demokratike, deri tani më i votuari është ish prokurori i përjashtuar nga Vettingu, Arjan Ndoja i cili ka marrë 5370 vota, ndërsa në vend të dytë, por që mbetet jashtë Kuvendit, renditet Aulon Kalaja me 4667 vota.

Lista e mbyllur e PS

Klodiana Spahiu

Milva Ekonomi

Loer Kume

Skënder Pashaj

Aurora Mara

Lista e hapur e PS

1  Arkend Balla   13391

2  Ani Dyrmishi   8546

3 Etleva Budini   2451

Lista e mbyllur e PD

Oerd Bylykbashi

Artan Luku

Manjola Luku

Gent Strazimiri

Igli Cara

Lista e hapur e PD

Arian Ndoja 6743