Familjarë të binesmenit Mond Hyka i cili u ekzekutua me armë mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Bëhet me dije se ka qënë e motra e 43-vjeçarit ajo e cila ka shpërthyer në lot në momentin që ka parë makinën me plumba brenda që cilës u qëllua Hyka.
Siç u raportua, biznesmeni u vra me dy plumba në kokë në automjetin e tij tip Range Rover.
Atentatorët pasi u siguruan se 43-vjeçari ndërroi jetë u larguan me Audin e zi në drejtim të aksit Elbasan-Librazhd. Policia ndërkohë njoftoi se një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të krimit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes



