makina sidorel prendi

Ardian Gjeloshi, i cili i mbijetoi një atentati në biznesin e tij në Gurrëz të Kurbinit, por që në atë ngjarje mbeti i vrarë ekonomisti i firmës së tij, Selman Mihana, 70-vjecar, është ndër personat e parë të shoqëruar pas vrasjes së Gjovalin Prendit në fshatin Pllanë të Lezhës.

Gjeloshi është pyetur për shkak të konflikteve që kishte me Roan Brahimin (Sidorel Prendi) të cilin e dyshonte si një nga personat që organizoi atentatin ndaj tij.

Viktima Gjovalin Prendi është babai i Roan Brahimit, edhe ky i ekzekutuar me 9 maj të 2024 në Athinë.

Ardian Gjeloshi ka deklaruar se ndodhej në banesën e tij kur ka ndodhur krimi dhe se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e 64-vjecarit Prendi.

Ai ka dorëzuar edhe pamjet e kamerave të sigurisë së banesën, për të provuar alibinë e tij e për këtë arsye është lënë më pas i lirë.

Burimet thanë se banesa e tij ishte kthyer në një “burg” që monitorohej nga dhjetra kamera sigurie të instaluara pasi ai i mbijetoi atentatit në Gurrëz.

Policia ka verefikuar po ashtu se djali i tij ndodhet në Dubai, ndërsa ka ushtruar kontroll në disa banesa të familjes Gjeloshi./vna