Lidhur me ngjarjen ku 58-vjeçari Renato Hoxhaj u ekzekutua me 4 plumba më 27 prill në Vlorë, Policia ka ngritur të tjera dyshime nga një foto e marrë nga kamerat e sigurisë të sekuestruara nga grupi hetimor.
Nga pamjet dyshohet se personi në fjalë mund të jetë dhe autori i vrasjes së 58-vjeçarit, Renato Hoxhaj.
Në foto shfaqet një person i veshur me të zeza, kapele dhe shall, një pamje që ka përputhshmëri me përshkrimin e autorit të vrasjes, sipas burimeve të siguruara nga policia. Një tjetër detaj lidhur të dyshuarin, është fakti se vendi ku është bërë fotoja përkon me vendngjarjen, ku u gjet i pajetë 58-vjeçari.
Policia po vijon hetimet dhe priten konfirmime të mëtejshme për ngjarjen.
58-vjeçari Renato Hoxhaj u ekzekutua me 4 plumba më 27 prill, në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë pranë banesës së tij teksa kthehej në shtëpi. Ai kishte punuar si roje në një objekt ndërtimi, punë të cilën e kishte lënë para një viti.



