Një debat i fortë është zhvilluar në studion e “Breaking” në Top News lidhur me paratë e mbledhura për Nënë Filen dhe djalin e saj, Andin, i cili është në spektër autik.
Fushata e solidaritetit në GoFundMe, e hapur nga organizata “Brandon Forever 22 Legacy” mblodhi rreth 162 mijë dollarë.
Por rreth dy muaj pas përfundimit të fushatës, fondet janë kthyer në qendër të një debati publik për transparencën dhe mënyrën e administrimit të tyre.
Aktivistja e pranishme në studio denoncoi publikisht se, sipas saj, asnjë euro nga shuma e mbledhur nuk i ka kaluar ende Nënë Files. Ajo kërkoi nga organizata të japë sqarime të plota mbi vendndodhjen dhe përdorimin e fondeve.
Përfaqësuesja e shoqatës i hodhi poshtë këto akuza dhe deklaroi se çdo gjë është transparente, duke mbrojtur mënyrën se si janë administruar paratë.



