foto-1

Ilaria Sula është vrarë që ditën që humbi kontaktin me familjen. Ish-i dashuri i saj, 23-vjeçari vrasës monstruoz Mark Antony Samson, 23 vjeç, student në universitetin “La Sapienza”, me familje me origjinë nga Filipinet, por i lindur në Itali, ka refuzuar ti përgjigjet disa pyetjeve kyçe të prokurorëve lidhur me këtë ngjarje.

Për të rindërtuar lëvizjet e tij, do të analizohen kamerat e sigurisë në zonë, ndërsa pozicioni i prindërve të tij është ende në vlerësim.

Si familjarë të afërt të autorit të krimit, ligjërisht nuk mund të akuzohen për favorizim, por nëse do të zbulohej se kishin një rol më aktiv në fshehjen e trupit, ose edhe në vetë krimin, situata e tyre ligjore do të përkeqësohej. /gazetajone