rama

Partia Socialiste ka vendosur që të ndërpresë fushatën zgjedhore për ditën e nesërme, për të respektuar ditën e zisë së shpallur për vdekjen e Papa Françeskut.

Edi Rama kishte planifikuar që gjatë të shtunës të ishte në qarkun e Fierit.

Ndërsa Sali Berisha deklaroi se do të vijojë takimet e tij elektorale, por duke respektuar disa rregulla të mortit.

Kryedemokrati tha se aktivitetet elektorale të Partisë Demokratike do nisin me një minutë heshtje dhe nuk do shoqërohen nga kolona zanore e fushatës.