-640-0-1678447868-ambulanca-1684997191

Një aksident me vdekje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth 02:25, në rrugën “29 Nëntori”, pranë ish-sheshit “Shqiponja” në kryeqytet.

Autoritetet policore raportojnë se automjeti me drejtues shtetasin J. M., rreth 35 vjeç, ka përplasur një këmbësor ende të paidentifikuar, rreth 70 vjeç, i cili po kalonte trafikndarësen. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Raportohet se drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Policia thotë se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e viktimës. /gazetajone