wmremove-transformed-10

Gerald Bitri, një nga pesë personat e plagosur në përplasjen me armë që ndodhi mesditën e së shtunës në Laç, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.

24-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të rënda dhe humbi jetën gjatë natës. Ngjarja ndodhi pranë ish-Gjykatës së Kurbinit, ku një përplasje me armë la të plagosur edhe katër persona të tjerë: Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi, Geri Bitri dhe Angjelina Gjezaj.

Angjelina Gjezaj, e cila në momentin e ngjarjes po shiste qirinj anës rrugës, mbeti e plagosur aksidentalisht./gazteajone