damian gjiknuri

Në Bashkinë e Himarës ka përfunduar numërimi edhe sa i përket kandidatëve në listat e hapura të subjekteve politike.

Më i votuari nga Partia Socialiste ka rezultuar Damian Gjiknuri me 1228 vota persona, i ndjekur nga Vullnet Sinaj me 668 vota. Pas tyre renditet Ardit Bido me 327 vota, Gjergji Mërkuri me 161 vota dhe Vasil Llajo me 142 vota.

Tek socialistët duhet të shkojmë tek vendi i 6-të që të gjejmë një grua më të votuar, e cila është Brunilda Mersini me 142 vota. Ina Majko, një kandidate e cila vjen nga komuniteti rom dhe Rama ka thënë se do të jetë ministrja e parë në qeverinë e tij të re ka marrë vetëm 5 vota në Himarë.

Nga ajo që vihet re është se tek socialistët dominojnë burrat në çdo qark tek listat e hapura, duke rrëzuar propagandën se ai e ka modernizuar aq shumë Shqipërinë, sa ka ndryshuar mentalitet dhe këtu gratë fitojnë me forcat e tyre.

Ndërkohë, sa i përket Partisë Demokratike, në Himarë më i votuari rezulton ish-kandidati për kryetar Bashkie Petraq Gjikuria me 1690 vota personale, i ndjekur nga Artan Liçaj me 256 vota. Gjithsesi, në Qarkun e Vlorës PD ka arritur të marrë vetëm 4 mandate dhe me këtë rezultat nuk do të futet asnjë kandidat nga lista e hapur.

Partia Socialiste 

Nr Kandidati Vota
1 Damian Gjiknuri 1228
2 Vullnet Sinaj 668
3 Ardit Bido 327
4 Gjergji Mërkuri 161
5 Vasil Llajo 142
6 Brunilda Mersini 122
7 Klevis Kaso 81
8 Evis Allushi 42
9 Briseida çakërri 27
10 Endri Hyseni 18
11 Mjaftesa Sulaj 10
12 Ina Majko 5

Partia Demokratike

Nr Kandidati Vota
1 Petraq Gjikuria 1690
2 Artan Liçaj 256
3 Matilda Qurku 74
4 Nada Daullja 65
5 Alta Azizi(Haluci) 28
6 Mario Runa 26
7 Edmond Fetahu 17
8 Ridvan Mersinaj 12
9 Monika Hoshafi 8
10 Selaudin Neloj 8
11 Romarjo Meminaj 6
12 Skënder Muço 6