rama

Në qarkun e Vlorës ka përfunduar procesi i numërimit të votave preferenciale, duke dalë kështu me një rezultat më të qartë se kush do të jenë deputetët e ardhshëm të Partisë Socialistedhe asaj Demokratike në Parlamentin e ri, nga numërimi i deritanishëm.

Kujtojmë se nuk ka mbaruar procesi i numërimit të votave të diasporës, duke lënë kështu mundësinë se mund të ketë ndryshime nga rezultati i tanishëm.

Duke qenë se fituesja e qarkut ishte Partia Socialiste, kjo e fundit ka fituar 9 mandate, ndërsa Partia Demokratike 3 mandate.

Nga kampi rozë, janë 4 deputetë nga lista e mbyllur dhe 5 nga lista e hapur.

Më poshtë kemi listuar deputetët e mundshëm socialistë të qarkut Vlorë:

1. Bledi Çuçi, nga lista e mbyllur

2. Pirro Vengu, nga lista e mbyllur

3. Zamira Sinaj, nga lista e mbyllur

4. Erjona Ismaili, nga lista e mbyllur

Lista e hapur:

Përfundon numërimi i VOTAVE preferenciale në qarkun Vlorë,

5. Damian Gjiknuri, nga lista e hapur me 10.031 vota

6. Vullnet Sinaj, nga lista e hapur me 8.757 vota

7. Ardit Bido, nga lista e hapur me 7.360 vota

8. Vasil Llajo, nga lista e hapur me 4.894 vota

9. Brunilda Mersini, nga lista e hapur me 4.892 vota

Duke qenë se Partia Demokratike ka vetëm 3 mandate, të vetmit që do mund të fusë në Kuvend nga ky qark janë kandidatët nga lista e mbyllur, si Ina Zhupa, Vangjel Dule dhe Bujar Leskaj.

Nga lista e hapur e Partisë Demokratike në qarkun Vlorë më i votuari ishte Petraq Gjikuria, me 3533 vota, por nga mandatet e fituara për forcën politike nuk janë të mjaftueshme që ai të jetë deputet në Kuvendin e ri.