U deshën 9 ditë që prej ditës së votimeve për zgjedhjet e 11 majit që të përfundonte numërimi i fletëve përfshirë dhe emigrantët.
Procesi u mbyll në Parkun Olimpik, aty ku ishin kutitë e diasporës ndërsa qarku që i fundit ishte Elbasani.
Gjithccka u realizua në tre faza, fillimisht në qarqe u nis numërimi për partitë e po ashtu dhe në parkun olimpik po për subjektet. Rezultati ndryshe nga vite më parë doli brenda 3 ditëve.
Më tej me të njëjtën procedurë fletët u rihapën, këtë radhë në garën mes kandidatëve të së njëjtës forcë ku beteja u vijua në çdo KZAZ dhe paralelisht për diasporën duke përfunduar në gjashtë ditë.
Debati lidhur me votat e Greqisë krijoi dhe një ngërç që prej orëve të para të 12 majit ku palët përfunduan në përballjen deri në kolegjin zgjedhor që sanksionoi numërimin e plotë.
Si shqiptarët brenda vendit por edhe ato jashtë nxorrën fituese Partinë Socialistë ndërsa nuk u panë ndryshime në mandate. Megjithatë beteja vijoi brenda partisë ku socialistja Olta Xhaçka rrëzoi Blerina Gjylametin me anë të diasporës.
Gjithashtu rrezikoi mandatin edhe kandidati i PS në qarkun e Vlorës Vasil Llajo, por në fund fitoi betejën kundër Klevis Kasos.
Tashmë radhën do ta kenë ankimimet që do të kërkojnë afatet e tyre për tu shqyrtuar, ndërsa në shtator në kuvend do të ulen deputetët e dalë nga 11 maji. /gazetajone



