Screenshot 2025-05-30 at 9.12.32 AM

Pas një hetimi 5-mujor me metoda proaktive, Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Puzzle”, duke goditur një rrjet kriminal që trafikonte armë zjarri nga Kosova në Shqipëri.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Në kuadër të operacionit u sekuestruan 14 armë zjarri – mes tyre 12 pistoleta (një me silenciator) dhe 2 automatikë – si dhe municion luftarak, krehra, 2077 fara cannabisi, 3 automjete dhe 8 aparate celularë.

Janë identifikuar 12 persona të përfshirë në trafikun e armëve, prej të cilëve 10 janë vënë në pranga: E. T. (32 vjeç), L. H. (21), F. B. (26), R. H. (21), V. M. (23), K. F. (18), G. M. (22), A. Sh. (23), si dhe A. P. dhe K. P., të ndaluar më 1 prill pasi u kapën në flagrancë me dy armë të trafikuara nga Kosova. Ndërkohë, R. K. (41) dhe A. N. (24) janë shpallur në kërkim.

Hetimet tregojnë se grupi siguronte armë në Kosovë dhe qytete të tjera të Shqipërisë, të cilat i sillte në Tiranë për shitje. Gjatë kontrolleve, në banesën e njërit prej të ndaluarve, K. F., policia gjeti dhe sekuestruar 2077 fara cannabisi.

Policia e Tiranës po bashkëpunon me autoritetet kosovare për të identifikuar dhe kapur të përfshirë të tjerë në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.