Dorjan Luzaj e Geraldo Seferaj , SPAK njofton shkatërrimin e grupit që mbyti Finlandën me drogë
Zbardhen emrat e të arrestuarve në kuadër të operacionit të SPAK në bashkëpunim me Policinë e Finlandës e cila rezultoi me goditjen e një grupi kriminal që trafikonte drogë sintetike amfetaminë, kanabis si dhe kokainë në Finlandë.
Të arrestuarit nga operacioni janë Dorjan Luza,j Geraldo Seferaj, Elton Myftari, Elton Tavani, Erind Teneqexhiu alias Agalliu, Kela Qevani, Ledion Hoxha, Besnik Sparta dhe Altin Musta.
Trafiku i drogës drejtohej nga Shqipëria, ndërsa lënda narkotike mbërrinte në vendin nordik nga Spanja dhe Holanda.
Sipas SPAK, 11 anëtarë të grupit ishin shqiptarë. Ata drejtonin rrjetin e trafikut të drogës nga Shqipëria dhe vepronin nga qytete si Tiranë, Vlorë, Berat apo dhe Kuçovë. Ata komunikonin me pjesën tjetër të grupit përmes aplikacioneve Signal dhe Telegram.
Dy prej krerëve të grupeve të goditura që u arrestuan sot në Vlorë janë Dorjan Luzaj e Geraldo Seferaj. /gazetajone



