Mashtronin të huaj me bursa fiktive, arrestohen Olsi Vasku dhe Admir Behari në Tiranë
Një tjetër rast i mashtrimit përmes Call Center-ave është goditur nga Policia e Tiranës. Seksioni i Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcat Operacionale kanë finalizuar operacionin e koduar “Last Call”, ndërsa kanë arrestuar dy administratorët e call centerit Olsi Vasku 35-vjeç dhe Admir Behari 32-vjeç.
Sipas policisë, këta dy persona, në ambientin e përshtatur për call center në rrugën e Barrigadave, mashtronin persona të huaj për të investuar në bursa fiktive me qëllim përfitimin e paligjshëm të të ardhurave. Nga komtrollet e kryera, u sekuestruan 5 laptopë dhe 2 aparate celularë, që përdoreshin për këtë veprimtari kriminale.
“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas administronin një subjekt të palicencuar, me aktivitet të padeklaruar në organet kompetente, në Rrugën e Barrikadave, të cilin e kishin përshtatur si call center. Ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, telefononin shtetas të huaj dhe, përmes mashtrimit, i bindnin ata të investonin në bursa fiktive”, njoftoi policia.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit O. V., 35 vjeç, dhe A. B., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas administronin një subjekt të palicencuar, me aktivitet të padeklaruar në organet kompetente, në Rrugën e Barrikadave, të cilin e kishin përshtatur si call center. Ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, telefononin shtetas të huaj dhe, përmes mashtrimit, i bindnin ata të investonin në bursa fiktive.”
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



