IMG_1839

Seb Ponari është një i ri shqiptar me banim në Angli. Ai nuk është i njohur në fushën e atletikës, por tani ka marrë qendrën e vëmendjes për një sfidë të madhe që ka ndërmarrë.

Nën moton “Një njeri. Një mision”, siç e pranon edhe vetë Ponari “kjo sfidë qëndrese nuk ka të bëjë vetëm me tejkalimin e kufijve… ka të bëjë me bërjen e një ndryshimi”.

Sfida e tij konsiston në një vrapim nga Kembrixhi i famshëm anglez deri në Tropojën e tij të lindjes. Janë gati 2 mijë e 750 kilometra, të cilat ai synon t’i përshkojë brenda 40 ditësh.