-1000-0-1757345063xpune-ndertim-1-691

Numri mesatar i orëve të punës javore ra pak vitin e kaluar në 41.3 orë, nga 41.6 orë në vitin 2023.

Ndër sektorët me ngarkesën më të ulët të punës ishin administrata publike dhe shërbimet sociale, ku punonjësit shtetërorë punonin mesatarisht 40.5 orë në javë.

Në të kundërt, sektori i tregtisë, transportit, mikpritjes dhe shërbimeve të biznesit regjistroi 46.8 orë pune javore në vitin 2024.

Sektori i prodhimit gjithashtu mbajti një ngarkesë të lartë pune, me 46.4 orë në javë, duke u renditur ndër sektorët me orët më të gjata të punës.

Ndërtimi ndoqi të njëjtën tendencë, me 45.1 orë. Pas kësaj erdhën industritë nxjerrëse dhe sektori i energjisë, me 43.2 orë në vitin 2024, duke reflektuar stabilitetin e këtyre sektorëve si në aspektin e kërkesës ashtu edhe të prodhimit.

Ndërkohë, sektori i bujqësisë regjistroi orët më të ulëta të punës javore, me 35.5 në javë, pjesërisht për shkak të sezonalitetit të punësimit.

Në vitin 2024, punëtorët shqiptarë kishin orët më të gjata javore të punës krahasuar me BE-në, ku mesatarja evropiane ishte 36 orë – pothuajse 5 orë më pak.