-640-0-ambulanca-naten-620x350-780x439-770x433-1-1685469324

Një burrë ka humbur jetën ditën e sotme në qytetin e Durrësit pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Dyshohet se viktima ka rënë në kontakt me një kabëll elektrik të zhveshur duke ndërruar jetë menjëherë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr.5, pranë stadiumit të futbollit në Durrës, ndërkohë që kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.