1738866202_tomdoshi

Dy deputetët e Partisë Social Demokrate (PSD), Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, kanë hequr dorë nga mandati i fituar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Lajmi u bë i ditur gjatë seancës së parë të Kuvendit, ku Milva Ekonomi lexoi raportin përkatës të dorëheqjeve.

Doshi dhe Jorgo, të cilët kryesonin listën e mbyllur të PSD-së në qarkun Shkodër, nuk ishin të pranishëm në sallë gjatë betimit të deputetëve të rinj. Vendin e tyre në Kuvend do ta zënë Osman Teta dhe Bledar Mezini, pasuesit në listën shumëemërore të PSD-së.

Kështu, përbërja e grupit parlamentar të PSD-së në mandatin e ri nis me ndryshime të menjëhershme, duke i hapur rrugë përfaqësuesve të rinj nga radhët e saj. /gazetajone