Një ditë pas miratimit të programit qeverisës dhe kabinetit të ri me 82 vota në Kuvend, në një seancë që zgjati vetëm 25 minuta, kryeministri Edi Rama dhe 16 ministrat e rinj do të bëjnë sot betimin në Presidencë, në orën 10:00.
Pas betimit, Rama pritet të thërrasë mbledhjen e parë të qeverisë së re.
Seanca e së enjtes, e parashikuar si maratonë, u ndërpre për më pak se gjysmë ore për shkak të tensioneve.
Shkak u bë fjala që kryeministri “i dha” ministres virtuale Diella, Maxhoranca nuk e toleroi sjelljen kaotike të deputetëve demokratë dhe, pas disa paralajmërimeve, kaloi në votim programin dhe kabinetin qeveritar.



