Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot paradite në ambientet e një spitali shtetëror në kryeqytet, ku një debat mes dy punonjësve shëndetësorë ka përfunduar në dhunë fizike.
Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 11:20, radiologu Dashamir Çajka, 32 vjeç, ka goditur me gërshërë infermierin Mikel Osmani, 37 vjeç. Konflikti dyshohet se ka shpërthyer për motive të dobëta.
Infermieri i plagosur ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit të ngjarjes, i cili është larguar pas incidentit.
Grupi hetimor ka nisur punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe sqarimin e motivit të sherrit që degjeneroi në përdorimin e mjetit prerës brenda ambienteve të spitalit.
Ngjarja ka shkaktuar reagim dhe shqetësim të madh mes stafit mjekësor dhe pacientëve që ndodheshin në spital në momentin e incidentit. /gazetajone



