Ambasada e Bashkimit Europian në Tiranë ka ndarë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët e vendeve jashtë Bashkimit Evropian, përfshirë ata shqiptarë, që udhëtojnë për qëndrim të shkurtër në 29 vendet e Zonës Shengen. Sipas një njoftimi në rrjete sociale, thuhet se prej datës 12 tetor, një sistem i ri i hyrjeve dhe daljeve (Entry/Exit System), do të nisë të funksionojë për të gjithë udhëtarët.
Sipas sistemit të ri, në aeroport, do të keni mundësinë të regjistroni të dhënat nga dokumenti i udhëtimit, datën e mbërritjes dhe largimit, si dhe të dhënat biometrike (shenjat e gishtave dhe imazhi i fytyrës) .Ky proces nuk ka asnjë tarifë shtesë dhe nuk ju kërkohet të bëni asnjë veprim përpara udhëtimit.
Reagimi i Ambasadës së Bashkimit Europian në Tiranë:
Përditësim i rëndësishëm për qytetarët e vendeve jashtë Bashkimit Evropian, përfshirë ata shqiptarë, që udhëtojnë për qëndrim të shkurtër në 29 vendet e Zonës Shengen!
Nga data 12 tetor 2025, një sistem i ri i menaxhimit të kufijve, Sistemi i Hyrje/Daljes (Entry/Exit System), do të fillojë gradualisht të regjistrojë:
???? të dhënat nga dokumenti i udhëtimit
???? datat e mbërritjes dhe të largimit
???? të dhënat biometrike (shenjat e gishtave dhe imazhi i fytyrës)
Nuk kërkohet të bëni asnjë veprim para udhëtimit. Nuk ka asnjë tarifë shtesë.
Për më shumë informacion nga burimi zyrtar



