-640-0-policia-naten-tirane-1-1738308245

Është identifikuar viktima e një vrasjeje me thikë mbrëmjen e sotme në zonën e Babrrusë.

Voxnews.al mëson se bëhet fjalë për shtetasin Hajdar Ismailgeci, 40-vjeç, i cili është gjetur buzë rrugës i pajetë.

Policia e Tiranës konfirmoi se në trupin e viktimës janë gjetur shenja të goditjes me mjet prerës, çka i ka shkaktuar edhe vdekjen.

Forca të policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës dhe identifikimin e autorit.

“Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, ju informojmë se është identifikuar viktima, shtetasi H. I., 40 vjeç.Grupi hetimor po vijon veprimet me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia.