-900-0-1759994573xhumnere-155

Një aksidenti me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë Arrëz, ku për pasojë ka humbur jetën 51-vjeçari Prendush Kola.

Kola, punonjësi i mirëmbajtjes së rrugës po kthehej në banesë, kur në vendin e quajtur Shkëmbi i Dardhës, mjeti i tij dalë nga rruga, duke përfunduar në greminë.

Sapo kanë dëgjuar zhurmën e shkaktuar nga rënia e makinës, banorët e zonës kanë nisur kërkimet në terren dhe rreth orës 22:00 e gjetën të aksidentuarin me shenja jete.

Sipas burimeve, në momentin kur është gjetur nga banorët, u ka kërkuar falje që i ka shqetësuar në atë orë të mbrëmjes.

“Më falni që ju shqetësova në këtë orë”, kanë qenë fjalët e fundit të viktimës.

Pavarësisht ndihmës së banorëve Prendush Kola ndërroi jetë, si pasojë e plagëve të shumta.

Për nxjerrjen e trupit të pajetë u angazhuan veç banorëve të zonës edhe zjarrfikësit e Fushë Arrëzit, të cilët e nxorrën trupin e pajetë rreth orës 01:00.

NJOFTIMI I POLICISË: Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Qafë Mali–Fierzë”, shtetasi P. U., 51 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, forcat zjarrfikëse dhe ambulanca, por shtetasi P. U. ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Aksi në fjalë njihet për aksidentet e rënda me pasojë vdekjen ku ndër vite banore të Pukës, Fushë-Arrëzit e Tropojës, kanë humbur jetën si pasojë e rrugës së rrezikshme me humnera.