download_sd-2

Autoriteti Rrugor Shqiptar do të nisë ditën e hënë një ndërhyrje për riparimin e shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë–Ura e Dajlanit.

Punimet do të nisin më 13 tetor 2025, duke sjellë bllokim të përkohshëm të qarkullimit në drejtimin Vorë–Durrës, në disa segmente të ndara si:

* Vorë – Maminas,

* Maminas – Sukth,

* Sukth – Fllakë,

* Fllakë – Mbikalimi i Shkozetit,

* Mbikalimi i Shkozetit – Ura e Dajlanit.

Çdo segment do të ketë kohëzgjatje punimesh nga 1 deri në 2 ditë, në varësi të kushteve teknike dhe motit.

ARRSH u bën thirrje përdoruesve të kësaj rruge që gjatë ditëve të ndërhyrjes të përdorin rrugën alternative: Vorë – Maminas – Katër rrugët e Shijakut – Durrës, për të shmangur vonesat dhe për të lehtësuar qarkullimin.

Pas përfundimit të punimeve në kahun Vorë–Durrës, ndërhyrjet do të vijojnë edhe në kahun tjetër, Ura e Dajlanit–Vorë, me të njëjtën ndarje segmentesh dhe afate kohore.