Dalin detaje të reja nga hetimi i SPAK për dosjen e pronave të ushtrisë, e cilësuar si një nga aferat më të mëdha të viteve të fundit. Pas kontrolleve të ushtruara në pronat e biznesmenit Artan Dulaku, agjentët e BKH-së kanë zhvilluar kontrolle edhe në banesën e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Bardhyl Kollçaku, si dhe në shtëpitë e katër personave të tjerë të përfshirë në hetim.
Sipas burimeve, gjatë operacionit janë sekuestruar dokumente dhe prova me rëndësi, që mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të mënyrës se si prona me origjinë ushtarake është përfshirë në transaksione të dyshuara si abuzive.
Hetimi, që ka marrë përmasat e një “aferë të shekullit”, pritet të zgjerohet edhe në drejtim të institucioneve të tjera që kanë pasur rol në administrimin apo transferimin e këtyre pronave strategjike. /gazetajone



