-640-0-dgsdg-1759505175

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të dielë një vizitë të papritur në qytetin e Vlorës, pa asnjë njoftim paraprak nga zyra e tij. Sipas burimeve lokale, kreu i qeverisë është ndalur për disa orë në vilat qeveritare pranë zonës së Ujit të Ftohtë, ndërsa takimet apo agjenda e vizitës nuk janë bërë publike.

Qëllimi i vizitës mbetet i paqartë, por burime jozyrtare nuk përjashtojnë mundësinë që ajo të lidhet me zhvillimet e fundit politike dhe përgatitjet për zgjedhjet vendore në Bashkinë e Vlorës.

Kjo është hera e dytë brenda pak javësh që Kryeministri Rama shkon në Vlorë pa paralajmërim publik, duke shtuar kuriozitetin mbi arsyet e qëndrimeve të tij në qytetin bregdetar.
Zyra e Kryeministrit deri më tani nuk ka dhënë asnjë reagim zyrtar lidhur me këtë vizitë. /gazetajone