Një aeroplan mallrash rrëshqiti nga një pistë në Aeroportin Ndërkombëtar të Hong Kongut dhe përfundoi në det, duke vrarë dy anëtarë të stafit në tokë.
Fluturimi EK9788 i Emirates po mbërrinte nga Dubai rreth orës 03:50 sipas orës lokale (19:50 GMT) kur doli nga pista dhe u përplas me një automjet patrullimi të aeroportit.
Dy personat brenda automjetit vdiqën, ndërsa katër anëtarët e ekuipazhit në bord të aeroplanit mbijetuan nga rrëzimi.
Kjo shënon një nga incidentet më vdekjeprurëse të aviacionit në Hong Kong ndër vite – aeroporti ndërkombëtar i qytetit ka pasur një rekord të mirë sigurie.
Autoritetet kanë nisur një hetim, ndërsa mbeten pikëpyetje në lidhje me rrugën që ndoqi avioni pas uljes.
Zyrtarët e aeroportit kanë thënë se i kanë dhënë udhëzimet e sakta aeroplanit dhe se ka shenja në pistë për të udhëzuar aeroplanët.
Drejtori ekzekutiv i operacioneve të aeroportit, Steven Yiu, tha se makina e patrullës, në atë kohë, po udhëtonte në një rrugë jashtë rrethimit të pistës “në një distancë të sigurt nga pista”.
Aeroplani më pas u largua nga pista, u përplas me gardhin dhe me automjetin, duke e shtyrë atë në det. Ai theksoi se makina e patrullës së aeroportit “definitivisht nuk doli me vrap në pistë”.
Zhytësit arritën të gjenin trupat e shoferit dhe pasagjerit të mjetit të patrullës në det, përkatësisht 30 dhe 41-vjeç, të cilët kishin 12 vjet përvojë.
Katër anëtarët e ekuipazhit në bord të aeroplanit kishin hapur dyert e emergjencës së avionit menjëherë pas rrëzimit. Ata u pikasën nga stafi i shërbimit zjarrfikës që mbërriti në vendngjarje brenda dy minutash dhe u shpëtuan, thanë autoritetet.
Ky shënon incidentin e dytë vdekjeprurës në aeroport që kur ai u zhvendos nga Kai Tak në Chek Lap Kok në korrik të vitit 1998.
Në gusht të vitit 1999, një aeroplan pasagjerësh i China Airlines u rrëzua gjatë një tajfuni, duke vrarë tre persona.



