Tre priftërinj janë arrestuar gjatë një operacioni të madh policor në Greqi, i cili synonte shpërbërjen e një organizate kriminale që trafikonte kokainë dhe marijuanë, si dhe emigrantë të paligjshëm. Mediat greke raportojnë se në krye të rrjetit ishte një grua shqiptare, e cila ndihmohej nga një bashkëatdhetar 42-vjeçar. Klerikët luanin rolin e “transportuesit”, si dhe ishin përgjegjës për ruajtjen dhe trafikimin e mëtejshëm të drogës.
Hetimi i Agjencisë Kundër Drogës zbuloi se autorët e krimit fshihnin drogë edhe brenda një kishe në Rrugën Liosion, ndërsa i dyti prej tyre po trafikonte në oborrin e kishës. Duke përfituar nga pozicioni i tij, edhe prifti i tretë ishte marrë me trafikimin dhe transportimin e emigrantëve.
Sipas provave në dosjen e çështjes, prifti 46-vjeçar ruante dhe shiste drogë në Kishën që funksiononte në rrugën Liosion. Kishte raste kur ai dilte nga kisha i veshur me rrobat e tij dhe u shiste drogë klientëve të rrjetit. Prifti 40 vjeçar u arrestua në Rodos kur mori një valixhe që përmbante 2 kilogramë e 188 gramë kokainë të cilën më pas ja dorëzoi një shqiptari 38-vjecar. Ndërsa prifti 52-vjeçari ndodhet i burgosur në burgun e Komotinit, pasi u arrestua më 6 shtator për transportimin e migrantëve të parregullt.
Rrjeti dyshohet se kishite vendosur një listë çmimesh përkatëse, ku një kilogram kokainë kushtonte 35,000 euro dhe një kilogram kanabis i papërpunuar kushtonte 2,500 euro.



