-900-0-1763131656xhbfgh-268

Gjykata e Posaçme urdhëron SPAK të hetojë për pastrim parash e fshehjes pasurie deputetin e PD-së Arjan Ndoj. Gjyqtari Erjon Çela, pasi shqyrtoi çështjen lidhur me pushimin e hetimeve në procedimin nr. 1804 të vitit 2023, e cila ishte dërguar për kompetencë lëndore nga gjykata e shkallës së parë Tiranë, konstatoi se kërkesa për pushimin e hetimeve ishte e pavlefshme. Ai vendosi që SPAK të regjistrojë procedim penal dhe të nisë hetimet për deputetin.

Gjykata vlerësoi se statusi i subjektit të hetuar kishte ndryshuar gjatë procesit, dhe për këtë arsye kompetenca për hetimin i takon Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

Arjan Ndoja kur ishte prokuror në Durrës i mbijetoi një atentati te mbikalimi i Shkozetit ku iu vra shoferi Andi Maloku ndërsa u plagos vetë dhe Aleksandër Laho i njohur si Rrumi.

Aktet u kthyen në SPAK me kërkesë për hetimin e dy veprave penale: “pastrim parash” dhe “fshehje apo mosdeklarim pasurie”.

Gjykata e Posaçme urdhëron SPAK të hetojë deputetin e PD,