Kryedemokrati Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit, komentoi edhe drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Kërçanaj, e cila një ditë më para u paraqit në SPAK, për hetimet në lidhje me tenderat abuzive në këtë institucion.
Berisha e cilësoi Karçanajn si Lubia numër 2 dhe shtoi më tej se baxhanaku i Edi Ramës, Armando Frangu bënte kërdinë me tendera te AKSHI.
Më tej shprehet se zv.drejtori i AKSHI-t Daniel Shima, i cili u rrëmbye për disa orë nga banda e Elbasanit, ka dy muaj që është mbyllur në dhomë dhe nuk del fare.
Berisha: Ju e patë dje, doli nga dera e Prokurorisë Lubia numër 2. Kjo Lubia numër 2 më duhet të citoj Arben Ahmetajn që thoshtë “AKSHI ishte kopshti privat i Edi Ramës”. Në grazhdin e AKSHI-t bënte kërdinë baxhanaku, Fangu. Fangu fitonte me dhjetëra tendera. Në përcaktimin e fituesve të tenderave në AKSH ishte sipas Geron Meces edhe vetë zonja Linda. Kjo ishte drejtoria e familjes. A e dini ju sa janë thirrur në SPAK nga kjo drejtori?! 25 vetë. E keni harruar ju fatin e Danielit?! Daniel Shima a ju thotë ndonjë gjë ju?! Shima sapo doli Lubia 2 nga SKAPI, shkoi në zyrë dhe e shkarkoi. E shkarkoi dhe pas disa javësh uniforma me polic e rrethojnë, e grabisin. Fati dhe zoti i dha mundësi të cojë një mesazh “po më marrin peng” dhe banda e Elbasanit e rrahu gjithë natën, por nuk e vrau sepse do dilte. AI është në shpi. Ai ka dy muaj që e ka mbyllur dhe nuk del nga dhoma. Danieli i AKSHI-t. E patë ju Lubinë 2 si doli.



