Policia e Korçës ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të raportuar një ditë më parë, ku një e mitur dyshohet se është abuzuar seksualisht nga 67 vjeçari Rushan Selko.
Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në muajin gusht të këtij viti, në fshatin Piskupat, ku Selko ka kryer mardhënie seksuale me 12-vjeçaren pa dëshirën e saj. Si pasojë kjo e fundit ka mbetur shtatzënë.
E mitura ka treguar rastin në prani të psikologes. 67 vjeçari Rushan Selko është arrestuar për veprime të mëtejshme proceduriale.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan shtetasin R. S., 67 vjeç, banues në fshatin Piskupat. Dje, ka kallëzuar në prani të prindërve, psikologut dhe prokurorit, një 12-vjeçare, se në muajin gusht 2025, shtetasi R. S. ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, në banesën e tij, dhe se ajo është shtatzënë”,- thuhet në njoftimin e Policisë.



