Një i burgosur, i shtruar në Repartin Infektiv të spitalit të Durrësit, është arratisur nga ambientet në rrethana ende të paqarta.
Altin Ndoci, mësohet se ishte dërguar për shtrim për probleme shëndetësore, por më pas dyshohet se është arratisur.
Ndoci është arrestuar për llogari të SPAK për vepra të rënda penale dhe pas masave të sigurisë mbahej në Bugun e Durrësit i izoluar, në pritje të hetimeve dhe procesit.
Lajmi nuk konfirmohet ende zyrtarisht nga policia vendore, teksa pritet që të sqarohet gjithçka në vijim.



