auto_mashtrimi1768817252

Emisioni investigativ Italian “Le lene”, ka publikuar investigimin lidhur me “Call Center”-at qe operonin në Tiranë, ku u zbulua skema se si mashtroheshin shtetasit italianë, duke iu kërkuar të investonin shuma të ndryshme parash.

“Le lene” kishte marrë informacione nga shtetas italianë për se iu ishin bërë mashtrime përmes telefonit dhe kishin humbur shuma të konsiderueshme.

Emisioni investigatit fillimisht arriti të infiltronte një person në grupin e “Call Center”-it, i cili arriti të zbulonte mekanizmin sesi funksiononte.

Një numër i konsiderueshëm personash që punonin për kompaninë mashtruese telefononin njerëz të ndryshëm duke i nxitur të investonin në platformë, me shuma që nisnin nga 250 euro dhe arrinin në 200 mijë euro.

Një nga këshillat që iu dha të infiltruarit të “Le lene” ishte se personat që telefonoheshin, nuk duhet të lejoheshin të fitonin më shumë se 30-50 euro në ditë që të nxiteshin për të investuar sërish.

Një nga italianët e punësuar në “Call Center” i tregoi të infiltruarit të “Le lene” se ai vetë personalisht nga puna gjatë një muaji kishte arritur të fitonte3500-10 000 euro në muaj.

Brenda mjediseve të “Call Center”-it raportohet se telefonave personalë iu bllokohej kamera, në mënyrë që askush të mos filmonte dhe fotografonte.

Aksioni u zhvilllua mbrëmjen e 17 janarit në Tiranë ku u arrestuan 8 persona, mes tyre Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerimi, Elis Merkaj, Rentjan Peposhi dhe Odeas Kuqi.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim 3 vëllezërit organizatorë Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj.

Në listën e objekteve të kontrolluara bëjnë pjesë edhe 2 kulla lukzoze në kryeqytet, konkretisht “Atti Tower”, në rrugën “Ibrahim Rugova”, përballë Katedrales Ortodokse, dhe në një tjetër godinë në Bulevardin Bajram Curri.

Sipas SPAK, operacioni është dekonspiruar, pasi pronarët e call centerave janë njoftuar një ditë para dhe janë larguar bashkë me materialet përkatëse.

Ndërkohë ditën e sotme, kryedemokrati Sali Berisha ngriti akuza se ky operacion është dekonspiruar nga vetë Policia e Shtetit. Sipas tij rreth 200 sipërmarrje janë nën patronimin e Olsi Ramës, vëllai i Edi Ramës.