-640-0-edi-rama-2-1024x575-1770203895

Kryeministri Edi Rama në reagimin e sotëm ndaj kërkesës së gjyqtarëve për rritje pagash, deklaroi se kjo rritje i kushton buxhetit të shtetit 37 milionë euro shtesë dhe se për këtë çështje qeveria ndodhet në përplasje ligjore me ta në Gjykatën Kushtetuese.

Rama renditi publikisht shifrat e pagave të kërkuara për çdo nivel të sistemit gjyqësor, nga Shkalla e Parë deri te Gjykata e Lartë, duke e cilësuar nismën si të pajustifikuar dhe duke theksuar se prokurorët e SPAK-ut nuk i janë bashkuar kësaj kërkese.

“Ju, zotërinj kërkoni 37 milionë euro plus, nga buxheti i shtetit për t’i rritur vetes pagat. Kjo është e vërteta që nuk e luan topi dhe që ta dinë shqiptarët se çfarë kërkoni ju dhe për çfarë jemi ne në gjyq me ju, në Gjykatën Kushtetuese, shqiptarët duhet të dinë që ju kërkoni që për gjyqtarin e Shkallës së Parë, paga të shkojë nga 3360 euro në 5300 euro. Ju kërkoni që për gjyqtarin e Apelit paga të shkojë nga 3480 që është sot aktualisht, 3480 euro, në 5500 euro. Ju kërkoni që paga në Gjykatën e Lartë të shkojë 5800 euro dhe ju kërkoni që pagat e prokurorëve të SPAK-ut të cilët, edhe një herë tjetër për SPAK-un, e veçoj sepse nuk i është bashkuar dhe respekte, nuk i është bashkuar kësaj përpjekjeje absurde, nuk ka firmosur për të qenë palë në Gjykatën Kushtetuese për ta çuar pagën e vet 9800 euro! 9800 euro!