Është konfirmuar ditën e sotme rasti i parë i Etheve të Nilit në vendin tonë. I prekuri është një 72-vjeçar nga Korça, i cili ndodhet aktualisht në karantinë në Spitalin Rajonal të Korçës dhe po merr mjekimin përkatës.
Sipas burimeve, mësohet se 72-vjeçari jeton në qytetin e Korçës dhe ka qenë duke dalë në lulishte, pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar aty, kur është pickuar nga mushkonja.
72-vjeçari ka shkuar në spital për të marrë mjekim, ndërsa pas analizave ka rezultuar se i moshuari është prekur nga Ethet e Nilit.
Kjo sëmundje përhapet nga pickimi i mushkonjës dhe simptomat tek personi i prekur nisin me temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh dhe të vjella, por prek trurin dhe është sëmundje vdekjeprurëse.
Lidhur me rastin, ka reaguar zyrtarisht dhe Ministria e Shëndetësisë ku njofton se përveç pacientit zero, janë testuar dhe 30 raste të tjera të dyshuara, por që kanë rezultuar negative. Epidemiologë nga Instituti i Shëndetit Publik po hetojnë në të gjitha qarkun e Korçës praninë ose jo të mushkonjës që përhap këtë sëmundje.
Reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë
Gjatë monitorimit sistematik dhe intensiv të infeksionit nga Virusi i Nilit Perëndimor (ËNV) në vend, vetëm gjatë dhjetëditëshit të dytë të muajit gusht u evidentua rasti i parë për vitin 2026, në qarkun e Korçës. Që nga fillimi i muajit janar 2026, janë testuar 30 mostra të rasteve të dyshuara për infeksion nga ËNV, të cilat kanë rezultuar negative. Rasti i evidentuar, përbën rastin e parë të konfirmuar në Shqipëri për vitin 2026.
ISHP po vijon survejancën epidemiologjike në njerëz, hetimin epidemiologjik dhe entomologjik të rastit të konfirmuar dhe monitorimin e situatës.
Në Shqipëri, infeksioni nga ËNV është dokumentuar edhe më parë. Në vitin 2024 janë raportuar 107 raste të konfirmuara dhe 50 raste të mundshme, ndërsa në vitin 2025 janë raportuar 2 raste të konfirmuara.



