627486461_1229805299346493_1860374154418666621_n

Një tjetër skandal ka tronditur opinionin publik në Malin e Zi, pas publikimit të një videoje  ku shfaqet një këshilltar i presidentit dhe një zyrtar i lartë i policisë në momente intime.

Sipas mediave lokale, pamjet janë regjistruar nga vetë protagonistët në një dhomë hoteli, përmes një kamere të vendosur prej tyre. Fillimisht videoja ka qarkulluar në një rreth të ngushtë miqsh, por më pas është shpërndarë më gjerësisht, duke dalë jashtë kontrollit.

Ky rast vjen pas një afere të mëparshme që kishte përfshirë Malin e Zi, ku u publikuan video dhe foto intime të Dejan Vukshiç, ish-drejtor i Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe ish-këshilltar për siguri i presidentit, dhe Mirjana Pajkoviq, ish-sekretare shtetërore në Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve. Pas publikimit të materialeve komprometuese, të dy dhanë dorëheqjen nga funksionet e tyre zyrtare, duke deklaruar se po largoheshin për arsye personale.

Fotot/ Tjetër skandal s*ksual, këshilltari i Presidentit të Malit

Fotot/ Tjetër skandal s*ksual, këshilltari i Presidentit të Malit

Ndërkohë Mirjana Pajkoviç ka bërë deklarata të forta lidhur me mënyrën se si janë përdorur pamjet dhe materialet personale. Ajo pretendon se sekuestrimi i telefonit të saj në vitin 2024 është përdorur më pas për të krijuar materiale komprometuese dhe për qëllime presioni dhe kërcënimi, me synim ndikimin në proceset e emërimeve zyrtare.

Pajkoviç theksoi se ka dhënë dorëheqjen si akt përgjegjësie personale për të mos dëmtuar institucionin që përfaqësonte, duke shtuar se nuk ka pasur bazë ligjore për shkarkimin e saj.

Ajo rrëfeu se për më shumë se një vit e tre muaj ka jetuar nën frikë, duke pretenduar se është kërcënuar nga një zyrtar i lartë shtetëror.

Ajo u shpreh se është e papranueshme që një qytetar të jetojë me frikë nga pushteti i zyrtarëve dhe se ata duhet të mbrojnë qytetarët, jo t’i kërcënojnë. Pajkoviq shtoi se ka ngritur disa kallëzime penale dhe se rasti është bërë publik falë medias.

Në deklaratat e saj, Pajkoviq akuzoi drejtpërdrejt Presidentin Jakov Milatoviq, duke thënë se ai ishte në dijeni të situatës, por nuk reagoi në kohë.

Ajo deklaroi se priste mbështetje prej tij dhe se kërcënimet vinin nga zyra e Presidentit. Sipas saj, heshtja e tij e ka kompromentuar.