-900-0-1771329528xbknlfdhgpng-191

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me vrasje e 25-vjeçarit shqiptar, Kevin Muharremi, në Itali, pak ditë më parë. Mëngjesin e 14 shkurtit, Kevin u qëllua për vdekje nga bashkëatdhetari i tij, 20-vjeçari Renato Xyke. Mediat italianeraportojnë se sipas hetimeve paraprake, debati mes të rinjve që ka dalë jashtë kontrollit, dyshohet se ka nisur për shkak të një dëmtimi të lehtë në makinë, në një rrugë trafiku. Grindja për makinën dyshohet të jetë fillimi i ngjarjes, e cila në më pak se pesë orë më vonë dhe disa kilometra më larg, përfundoi me vdekjen e 25-vjeçarit.

Prokuroria është duke mbledhur të gjitha informacionet e mundshme të dëshmitarëve për të përcaktuar kontekstin dhe motivin. Gjithashtu nën shqyrtim janë imazhet nga kamerat e mbikëqyrjes në zonë, të cilat mund të zbulojnë lëvizjet dhe rrugët e automjeteve të përfshira në këtë incident: Fiat Doblò i bardhë dhe Range Rover Evoque gri i errët me të cilin udhëtonte vrasësi i dyshuar atë natë.

Megjithatë, mbetet ende e paqartë shkaku i vërtetë i mosamarrëvjesh mes tyre. Çfarë ndodhi vërtet midis dy grupeve të të rinjve, ose midis viktimës dhe vrasësit të saj? A është grindja e parë fillimi i gjithçkaje? Si arritën atje dy automjetet? Kush ndoqi kë? Apo, në vend të kësaj, a ishte ai vendi ku ata u morën vesh të takoheshin për të zgjidhur mosmarrëveshjen? 

Kevin Muharremi u qëllua mëngjesin e 14 shkurtit me një plumb në qafë teksa ndodhej në automjet me dy miq të tij. Ai ishte ulur në sediljen e përparme, në anën e pasagjerit, kur një automjet tjetër iu afrua dhe nga aty u qëllua me armë zjarri. Një prej plumbave e ka goditur në qafë, duke i shkaktuar vdekjen.

Renato Xyke, 20-vjeç është autori i dyshuar për vrasjen. Mediat italiane raportojnë se 20-vjeçari u arrestua teksa ndodhej në një Range Rover-i gri së bashku me prindërit dhe motrën e tij në segmentin e autostradës A1 që kalon në zonën e Arezzos.  Autori i vrasjes së bashkëkombasit të tij ishte nisur në drejtim të Romës, teksa shoqërohej nga babai, nëna dhe motra e tij, të cilët me sa duket po e ndihmonin të arratisej. Emri i tij është i njohur për forcat e rendit për krime kundër personave dhe trafik droge. Ai jeton në Santa Maria a Monte, komunën ku ndodhi krimi, ndërsa arma e vrasjes u gjet në shtëpinë e tij