tuneli-i-llogarase-balluku-3-1745313520

Ka nisur me debate mbledhja e Komisionit të Mandateve dhe Imuniteteve, që është mbledhur për të diskutuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Kryetari i Grupit Parlamentar te PD Gazment Bardhi ka ngritur shqetësimin për zvarritjen për më shumë se 2 muaj të kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e Zëvendëskryeminsitres Belinda Balluku.

“Keni penguar për 2 muaj drejtësinë, keni shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren”, është shprehur Bardhi.

Gjithashtu, Gazment Bardhi ka kërkuar në mbledhjen e Këshillit te Imunitetit që mbledhja të jetë e hapur dhe media të lejohet ta ndjek atë.

“Duke respektuar kërkesën e prokurorisë për të ruajtur sekretin hetimor, mendoj se mbledhja duhet te jete e hapur dhe vetëm për raste kur prokurori dëshiron të ndaje me Këshillin nje te dhene qe përben sekret hetimor, te vendoset qe dhenia e atij informacioni te behet me dyer te mbyllura”.

Bardhi i është drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, duke i thënë se nuk mund të fshehni milona euro vjedhje të Belinda Ballukut.

“Ne parim, mbledhjet e organeve te Kuvendit janë të hapura dhe nuk ka asnjë arsye që kjo mbledhje te mbahet me dyer te mbyllura. Ju zoti Kryetar keni detyrimin që ta hidhni këtë në votim. Nuk mund t’i fshiheni publikut vjedhjen nga Belinda Balluku të miliona eurove, apo bashkëfajësinë e Edi Rames në këtë çështje”, mësohet të jetë shprehur Gazment Bardhi.