-640-0-larijani-1024x630-1772437184

Shefi i sigurisë iraniane, Ali Larijani, deklaroi në një postim në X se Irani “nuk do të negociojë” me Shtetet e Bashkuara.

Komentet e Larijani bien ndesh me pretendimet e mëparshme nga mediat amerikane se kishte një përpjekje të re për të rifilluar bisedimet bërthamore me Uashingtonin.

Deklarata erdhi pasi Wall Street Journal pretendoi se Larijani e kishte bërë këtë përpjekje përmes ndërmjetësve omanë pas vrasjes së Khameneit.

Nga ana e tij, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se goditja ndaj Iranit do të vazhdojë për disa javë. Trump tha se 48 udhëheqës iranianë janë vrarë në sulmet e SHBA-ve dhe Izraelit.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh i kënaqur për ecurinë e goditjeve deri tani. Gjithashtu, ai është shprehur se janë shkatërruar edhe 9 anije detare iraniane.