Genard dhe Sonida Hajdini (vëlla e motër), të njohur ndryshe si dy personazhet më viralë në rrjete sociale, janë shtruar sërish në spitalin e Psikiatrisë.
Lajmin e ka dhënë vetë Genardi me anë të një video nga Spitali i Psikiatrisë.
Genardi në video lajmëron familjarët e tij dhe u thotë se është shtruar së bashku me Sonidën.
“Teze Meze, shiko ku jam te psikiatria, na futën prapë edhe mua edhe Sonidën. Futën Sonidën më tepër të kuronin atë, por edhe më këtë rast më thanë të kujtojmë edhe ty. Çfarë halli kam unë, unë jam më rregull vetëm se i mëshoj ‘Instagramit’”, shprehet Genardi.
Kujtojmë se shtrimi i tyre në spital ka ardhur pas publikimit të disa pamjeve intime të Sonidës, të cilat Genardi i publikoi në rrjete sociale duke shkaktuar reagime të forta dhe duke ngritur shqetësime serioze për gjendjen e tyre.



