-640-0-img-4270-1775049886

Influencerja Hatixhe Brika, e njohur si Hati, ka përfunduar në telashe për shkak të rrjeteve sociale.

Ditën e djeshme Hati i është drejtuar Policisë së Tiranës, ku ka bërë një kallëzim pasi pretendon se pa miratimin e saj i kanë shpërndarë në rrjetet sociale disa pamje, ku shfaqet imazhi i saj, që sipas influenceres ishin të krijuara përmes inteligjencës Arificiale.

Ditën e sotme, policia përmes një komunikate zyrtare sqaron se kallëzimi është bërë nga vetë Hati, e cila deklaroi se përmes një llogarie false në rrjetet sociale, po bëheshin postime fyese për të.

Njoftimi i policisë:

Dje, kallëzoi shtetasja H. B., se në një llogari false në rrjete sociale, bëheshin postime fyese për të.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të rastit.

Sakaq, vetë Hati në rrjetet sociale sqaroi se kishte bërë kallëzim për rastin në fjalë, ndërsa shtoi se shkelësi do të përballet me ligjin.