-640-0-311db2ebda16cc082598a84615e25b2b

Qytetarët shqiptarë po dynden në pikat kufitare me Maqedoninë e Veriut për Malin e Zi për të blerë naftë.

Maqedonia e Veriut, ku nafta kushton 1.55 euro, ka ulur akcizën për 7 cent ndërsa para dy jave ka ulur rdhr TVSh nga 18% në 10%. Ndërkohë në Qafë Thanë është parë fluks i shtuar.

Shtrenjtimi i çmimit të naftës po i detyron gjithnjë e më shumë qytetarë të kërkojnë alternativa më ekonomike për furnizimin me karburant.

Për shkak të diferencave të ndjeshme të çmimeve, shumë prej tyre po i drejtohen vendeve fqinje, duke kaluar kufirin për të mbushur automjetet e tyre.

Zona e veriut, veçanërisht pranë pikës kufitare të Hanit të Hotit, po përjeton një fluks të shtuar lëvizjesh. Qytetarët për shkak të afërsisë dhe kostos më të ulët, po zgjedhin të furnizohen me karburant në Malin e Zi.

Kjo situatë po reflekton jo vetëm ndikimin e çmimeve të larta në ekonominë familjare, por edhe nevojën për zgjidhje më të përballueshme në përditshmëri.

Pikat doganore Muriqan dhe Hani i Hotit, kanë pasur fluks të shtuar të automjeteve në dalje të vendit, qytetarë nga Shkodra por jo vetëm të cilët shkojnë të marrin naftën pothuajse 70 lekë më lirë në Malin e Zi.

Në Shqipëri edhe pse akciza është ulur me 20 për qind, Bordi i transparencës ka njoftuar sot se çmimi i naftës do të tregtohet me 224 lekë për litër, nga 218 që ishte më parë. Ndërkohë benzina do të vijojë të tregtohet me 181 lekë për litër.

Qeveria e Kosovës po adhtu nuk e ka ulur as akcizën as TVSh, anipse çmimi është 1.85 Euro.