Një ngjarje tragjike është shënuar në jug të vendit, ku një i ri 31-vjeçar ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.
Viktima është Igli Gjoca, banues në Stjar të Delvinës, i cili ushtronte aktivitetin e tij si pronar i një servisi automjetesh në zonën e Vrionit. Sipas informacioneve paraprake, ai ka rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës, çka i ka shkaktuar pasoja fatale.
Menjëherë pas ngjarjes, 31-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Sarandës, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Lajmi ka tronditur familjarët dhe komunitetin ku ai jetonte dhe punonte. Igli Gjoca ishte i martuar dhe priste të bëhej baba i një vajze, duke e bërë humbjen e tij edhe më të rëndë për të afërmit.



