1002-0-dfdfh-6ad0def1b7658-6ad3876a8b2f9

Kryepolici Skënder Hita ka bërë një bilanc të numrit të të arrestuarve dhe dëmeve të shkaktuara nga protestat e dhunshme.

Në një konferencë për mediat, Hita tha se Policia ka arrestuar 167 persona dhe kanë nisur hetimet për 388 protestues të tjerë.

Ai shtoi se janë pezulluar 7 punonjës policie, për tejkalim të komptetencave, ndaj të cilëve ka nisur hetimi disiplinor. Hita foli edhe për grupe të ndryshme në rrjetet sociale, ku protestues të dhunshëm bëjnë thirrje për sulme me sende të forta dhe lëndë shpërthyese ndaj punonjësve të Policisë.

Hita: Në institucionet publike si dhe kanë dëmtuar pronën publike e private. Në mënyrë të vazhdueshme Policia u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në protesta, që të mos bëhen pjesë e veprimeve të dhunshme.

Janë arrestuar 167 shtetas dhe janë proceduar 388 të tjerë. Janë pezulluar edhe 7 punonjës policie, ndaj të cilëve ka nisur menjëherë hetimi disiplinor. Dua ti siguroj qytetarët se asnjë punonjës policie nuk ka marrë urdhër për të vepruar në kundërshtim me procedurat standarde. Punonjësit e policisë janë instruktuar vazhdimisht që në çdo rast ndërhyrje të zbatojnë gjithë procedurat standarde.

Përdorimi i mjeteve të policisë bëhet në përputhje me kuadrin ligjor dhe me përshkallëzimin e situatës. Janë sekuestruar bomba molotov, llastiqe dhe sende të tjera. Janë dëmtuar 132 punonjës policie.

Gjithashtu, dua të bëj me dije se në rrjetet sociale, kryesisht në grupe të hapura së fundmi në Telegram, po bëhen thirrje të vazhdueshme për ushtrimin e dhunës ndaj punonjësve të Policisë. Këto thirrje, sipas të dhënave që disponohen në kuadër të hetimeve penale, synojnë nxitjen e sulmeve me çdo mjet të mundshëm, përfshirë lëndë djegëse dhe plasëse.

Edhe gjatë paradites së sotme, në këto rrjete janë publikuar thirrje që protestuesit e maskuar të sigurojnë mjete të ndryshme për të sulmuar Policinë dhe për t’u vënë zjarrin automjeteve të saj.
Përballë kësaj situate, në zbatim të ligjit dhe në përmbushje të detyrës, Policia e Shtetit ka marrë masat për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këto veprime, si dhe për t’iu përgjigjur çdo akti kriminal me forcën e ligjit, në mbrojtje të punonjësve të Policisë, institucioneve shtetërore dhe pronës publike e private.