Pas dokumentarit të transmetuar në “Exlusive” në Top Channel mbrëmjen e kaluar, Prokuroria e Tiranës, në bashkëpunim me krimet kibernetike dhe krimin ekonomiko-financiar, po kryen një aksion në Tiranë për call center.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha mëson në “rrugën e Kavajës” janë identifikuar dy kate të një pallati që ishin kthyer në call center.
Po ashtu, një call center është zbuluar pranë kopshtit zoologjik në Tiranë.
Në këto biznese janë dhjetëra vende pune me operatorë.
Në ndihme të hetimeve janë edhe shtetas gjermanë dhe austriakë. Prokurorja e çështjes është Rovena Zoto.
Një ditë më parë, Europol u përgjigj për Exclsuve duke u shprehur se po ndjekin çështje për të goditur fenomenin.



